Bullgaria nuk do të mbështesë idenë e pezullimit të dhënies së vizave për shtetasit rusë për të hyrë në territorin e BE-së. Kjo u bë e qartë nga fjalët e zëvendësministrit të punëve të jashtme, Kostadin Koxhabashev. Ai e deklaroi këtë me rastin e këshillit të ardhshëm joformal në formatin e ministrave të jashtëm të BE-së, i cili do të diskutojë propozimin e Presidencës Çeke për ndërprerjen e marrëveshjes për lehtësimin e dhënies së vizave të nënshkruar ndërmjet Federatës Ruse dhe BE-së. Bullgaria do të mbështesë këtë lloj pezullimi të marrëveshjes, e cila ka të bëjë vetëm me lehtësimin dhe dhënien e vizave. Lidhur me heqjen e plotë të vizave për qytetarët rusë dhe turistët rusë, kjo çështje nuk është në rend dite, tha Koxhabashev.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..