Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në turneun me biçikleta të Bullgarisë marrin pjesë çiklistë nga 3 kontinente

Fillon një nga turnetë më të vjetër të çiklizmit në Evropë

Foto: arkiv

Në rrethin e 69 të çiklizmit në Bullgari marrin pjesë 120 çiklistë nga 20 kombësi dhe ekipe nga 3 kontinente. Fillimi është në Sofje - përballë tempullit-monument "Shën Alexandër Nevski”, në orën 16:00 sot (27 gusht). Gara do të zgjasë pesë ditë, gjatë së cilës pjesëmarrësit do të kalojnë më shumë se 800 kilometra në një rrugë të vështirë në të gjithë vendin. Finalja është më 1 shtator në Momçillgrad, në Rodopet Lindore. Gara e çiklizmit synon popullarizimin e këtij sporti në vendin tonë. Historia e lëvizjes së organizuar të çiklizmit në Bullgari fillon në fund të shekullit të 19, kur shfaqën klubet e para në vendin tonë. Në vitin 1902 ata  bashkohen në një bashkim - Bashkimi i Çiklizmit Bullgar  dhe si kryetar i parë zgjidhet gjenerali Georgi Vazov - vëllai i poetit të madh Ivan Vazov. Gjatë vitit 1909 Bashkimi i Çiklizmit Bullgar organizon dhe Rrethin e parë çiklistik në malin Vitosha, i cili hyn në historinë botërore të këtij sporti si një nga garat më të vjetra. Gjatë vitit 1924 zhvillohet dhe rrethi i parë çiklistik i Bullgarisë, i cili është në moshën e tre rretheve botërore çiklistike të njohura botërisht-Turi  i Francës, i cili fillon në vitin 1903, Turi i Belgjikës /1908/ dhe Xhiro d'Italia" /1909/.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar

Karllos Nasar është fituesi i “Ikarit Sportiv” për vitin 2024

Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..

botuar më 24-12-06 4.21.MD

Sportistë të shquar bullgarë u dekoruan me Medaljen e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..

botuar më 24-12-03 5.58.MD

Futbolli bullgar shënoi 100 vjetorin e tij

Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..

botuar më 24-12-03 10.15.PD