Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz dhe festë e verës trake në "Luginën e Mbretërve Trakas" në Kazanllëk

Foto: visitkazanlak.bg

Në javën e fundit të muajit gusht, qyteti në Luginën e Trëndafilave-Kazanllëk, kthehet në një qendër tërheqëse si për bullgarët, kështu dhe për të huajt, të cilët janë gati të zhyten në botën e çuditshme të qindra monumenteve të vlefshme arkeologjike, të cilat tregojnë historinë e trakëve - popullsia më e lashtë, që ka jetuar nëpër tokat tona akoma që nga shekulli i 5 para erës sonë.

Edicioni i shtatë  i Xhaz-Festës “Kazanllëk” dhe Festa e Verës Trakase dhe e Kulturës së Verës, janë vetëm një pjesë e ngjarjeve, të cilat do të plotësojnë programin e pasur të “Festave Tradicionale në Luginën e Mbretërve Trak” në Kazanllëk. Të dyja shfaqjet vazhdojnë deri më 28 gusht, por programi i pasur kulturor me shfaqje të operës, pazar të librit, leksione dhe punëtori, të frymëzuara nga kultura trake, vazhdon deri më 4 shtator.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD