Në javën e fundit të muajit gusht, qyteti në Luginën e Trëndafilave-Kazanllëk, kthehet në një qendër tërheqëse si për bullgarët, kështu dhe për të huajt, të cilët janë gati të zhyten në botën e çuditshme të qindra monumenteve të vlefshme arkeologjike, të cilat tregojnë historinë e trakëve - popullsia më e lashtë, që ka jetuar nëpër tokat tona akoma që nga shekulli i 5 para erës sonë.
Edicioni i shtatë i Xhaz-Festës “Kazanllëk” dhe Festa e Verës Trakase dhe e Kulturës së Verës, janë vetëm një pjesë e ngjarjeve, të cilat do të plotësojnë programin e pasur të “Festave Tradicionale në Luginën e Mbretërve Trak” në Kazanllëk. Të dyja shfaqjet vazhdojnë deri më 28 gusht, por programi i pasur kulturor me shfaqje të operës, pazar të librit, leksione dhe punëtori, të frymëzuara nga kultura trake, vazhdon deri më 4 shtator.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..