"Kufiri midis Bullgarisë dhe Turqisë mund të kalohet shumë lehtë, unë e pashë me sytë e mi se si mund të hysh me ndihmën e një shkalle". Këtë e deklaroi ministri i punëve të brendshme nga qeveria e përkohshme Ivan Demerxhiev për bTV në lidhje me vdekjen e dy policëve që u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë dje në Burgas.
Ai shtoi se nuk ka informacion për sigurimin e një ombrellë policore mbi veturë. Mirëpo, ka të dhëna se ka policë të përfshirë në lejimin e emigrantëve të kalojnë kufirin, theksoi ministri. Çmimi për të hyrë në vendin tonë është rreth 1000 euro, sipas informacioneve të MPB-së.
Ivan Demerxhiev theksoi se filozofia e ruajtjes së kufirit është e gabuar që në fillim, sepse ajo mbështetet më së shumti në fuqinë punëtore. Sipas tij, presioni i migrantëve është rritur më shumë se gjashtë herë në krahasim me vitin e kaluar dhe çdo ditë afro një mijë persona ndalohen në vijën kufitare.Gjatë 24 orëve të fundit shpërthyen 70 zjarre – përgjysmë në krahasim me ditët e mëparshme, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të "Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë", krye-komisar Aleksandër Xhartov. Ai e përshkroi situatën si..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Brenda dy muajsh, një heliport spitalor do të ndërtohet në Haskovo (Bullgaria Jugore), raportoi BTA. Pista e uljes do të jetë në një sipërfaqe prej 900 metrash katrorë, në spitalin e Haskovos. Spitali i Haskovos është ndër 20 institucionet..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së,..
Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet..