Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misteri i Xhamisë së Drurit në fshatin Podkova në malin e Rodopeve

Foto: Veneta Nikollova

Fshati Podkova ndodhet në Rodopet Lindore, vetëm 15 kilometra nga kufiri ynë me Greqinë. Ndodhet larg rrugës kryesore që të çon në pikëkalimin kufitar "Makaza", kështu që këtu rrallë vijnë udhëtarë të rastësishëm.Zakonisht ata që vijnë e bëjnë këtë me një qëllim të posaçëm - të prekin mistikën e një konstruksioni unik.

Lart në qiell mbi fshatin Podkova ngrihet minareja e Xhamisë sëDrurit, e njohur si “Xhamia e Shtatë Vashave”. Xhamia është e vetmjae këtij lloji në Bullgari dhe paraqet një shembull unik të arkitekturës islame. Vendi është i shenjtë për popullsinë vendase, e cila përbëhet kryesisht prej muhamedanëshbullgarë dhe turqish që e predikojnë islamin. Xhamia është përherë e hapur për vizitorët. Çdokush mund të hapë portën prej druri të oborrit të saj të mirëmbajtur, të ecë midis shtretërve të luleve dhe të hyjë në dhomat e tempullit. Por para kësaj ai duhet të heqë këmbët zbathur, siç i ka hije traditës.


Ju ftojmë të shihni video-reportazhin nga udhëtimi ynë në Rodopet Lindore, i cili është me përkthim automatik. Pas 1:50 minutash do të shihni Xhaminë e Drurit dhe gurët shërues në fshatin Podkova:

Përveç datës së ndërtimit të xhamisë, pothuajse asgjë nuk dihet për të kaluarën e saj. “Xhamia jonë është ndërtuar në vitin 1428. Thonë se ndërtimi ka përfunduar më 6 maj. Në këtë lidhje, çdo vit në këtë ditë, kur e festojmë Hëdërlezin, (festë pranvere në komunitetet myslimane, që përkon me festën e krishterë të Shën Gjergjit), mijëra mysafirë dynden në xhami nga e gjithë Bullgaria, si dhe nga Greqia, Turqia, edhe nga Evropa Perëndimore” – shpjegon Sevinç Sherif, kryebashkiake e fshatit të Podkovës në vazhdim të shumë viteve.

Duket se shumica e njerëzve këtu e pranojnë si fakt historik legjendën e 7 vajzave që me duart e tyre kanë ngritur tempullin prej druri në një kohë shumë të shkurtër:

“Të fejuarit e tyre kanë shkuar në luftë dhe nuk janë kthyer më. Prandaj, vajzat e kanë shitur pajën e tyre dhe me mjetet e përfituara e kanë ndërtuar xhaminë tonë. Lëndën drusore e kanë sjellë nga pylli aty pranë, që ndodhet afër hekurudhës së sotme. E kanë ndërtuar xhaminë brenda një nate pa goditur asnjë gozhdë hekuri në strukturë. Herët në mëngjes, pa u gdhirë, vashatjanë përkulur, e kanë bërë namazin dhe askush nuk i ka parë më dhe nuk ka dëgjuar asgjë për to. Këtë histori për xhaminë tonë unë e di nga gjyshërit dhe gjyshet e mia”, tha në përfundim Sevinç Sherif.

Banorët e Podkovës i japin nder bëmës së 7 vajzave përmes shtatë varreve simbolike - cenotafeve të vendosura në oborrin e tempullit. Në afërsi, gjejmë një varrezë turke plot... gurë shërues.


Secili nga katër gurët në varreza ka një pllakë me shënime se si të përfitoni nga fuqitë e tyre shëruese. Besohet se nëse i prekim dhe thithim energjinë e tyre jetike, do të shërohemi pas një kohe. Një gur është për gjunjët dhe kyçet, tjetri për dhimbjet e kokës, ka edhe një gur për belin. Ka gjithashtu një vrimë, ku njerëzit mund të kalojnë për shëndet. E ka emrin “Guri i Shpuar”. Besohet se ai ndihmon për kurimin e të gjitha sëmundjeve, përfshirë edhe infertilitetin. Por ka një kusht – të kaloni përmes tij në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe mundësisht më 6 maj, kur vetitë shëruese të këtij vendi mistik janë më të fuqishme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto dhe video: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD