Bullgaret përfunduan raundin e nëntë të Kampionatit Evropian të Shahut Klasik për femra në Pragë me një fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Vetëm Gabriella Antova shënoi fitore prestigjioze ndaj gjeorgjianes Salome Melia. Ndërkaq, Nurgjul Salimova humbi shansin për t'u renditur në radhët e para pas barazimit me Govhar Beydullayeva të Azerbajxhanit. Ndeshja më e gjatë e ditës përfundoi me barazim mes Bellosllava Krëstevës dhe polakes Julia Antolak. Tre bullgaret e tjera, ish-kampionia e botës Antoaneta Stefanova, Viktoria Radeva dhe Nadja Tonçeva, shënuan humbje.
Në renditjen dy raunde para fundit, Nurgjul Salimova kryeson bullgaret me 6 pikë, që e vendos atë në vendin e 16-të në renditjen provizore. Gabriella Antova ka 5.5 pikë, Bellosllava Krësteva 5, Viktoria Radeva 4.5 dhe Nadja Tonçeva dhe Antoaneta Stefanova nga 4 pikë.Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..