Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërrin sot në centralin bërthamor në Zaporozhie. Për arsye sigurie nuk bëhet e ditur ora e saktë e mbërritjes së tyre. Duke folur para gazetarëve në Kiev, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tregoi se pas disa muajsh përpjekjesh, misioni i ekspertëve ndërkombëtarë bërthamorë po shkon në brendësi të termocentralit bërthamor “Zaporozhie”, i cili është më i madhi në Evropë."
Në fillim të marsit objekti u pushtua nga ushtria ruse. Me këtë rast, gjatë takimit të tij me ekspertët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vuri në dukje se në bisedimet me Rusinë, komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë për çmilitarizimin e menjëhershëm të centralit. Sipas tij, kjo do të kërkonte tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus me eksplozivët dhe armët e tyre nga rajoni i centralit. Pritet që ekspertët të bëjnë një bilanc të gjendjes së centralit pas përfundimit të misionit të tyre në Zaporozhie.
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të ndërsjella për të shtëna kundër centralit.
Në të njëjtën kohë, ofensiva e ushtrisë ukrainase në rajonin Herson po vazhdon. 3 ura kryesore mbi lumin Dnieper u goditën për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, forcat ukrainase u mposhtën në një nga tentativat e sulmeve të tyre dhe pësuan viktima të rënda.Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..