Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërrin sot në centralin bërthamor në Zaporozhie. Për arsye sigurie nuk bëhet e ditur ora e saktë e mbërritjes së tyre. Duke folur para gazetarëve në Kiev, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tregoi se pas disa muajsh përpjekjesh, misioni i ekspertëve ndërkombëtarë bërthamorë po shkon në brendësi të termocentralit bërthamor “Zaporozhie”, i cili është më i madhi në Evropë."
Në fillim të marsit objekti u pushtua nga ushtria ruse. Me këtë rast, gjatë takimit të tij me ekspertët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vuri në dukje se në bisedimet me Rusinë, komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë për çmilitarizimin e menjëhershëm të centralit. Sipas tij, kjo do të kërkonte tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus me eksplozivët dhe armët e tyre nga rajoni i centralit. Pritet që ekspertët të bëjnë një bilanc të gjendjes së centralit pas përfundimit të misionit të tyre në Zaporozhie.
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të ndërsjella për të shtëna kundër centralit.
Në të njëjtën kohë, ofensiva e ushtrisë ukrainase në rajonin Herson po vazhdon. 3 ura kryesore mbi lumin Dnieper u goditën për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, forcat ukrainase u mposhtën në një nga tentativat e sulmeve të tyre dhe pësuan viktima të rënda.Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..