Në pjesën më të madhe të vendit gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa paradite do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të jenë më të theksuara kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe ekstreme juglindore, ndërsa në disa vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima.
Ditën e enjte, më 1 shtator, do të zhvillohen vranësira rreth dhe pas mesditës në shumë vise në të gjithë vendin. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte për fenomene lokale intensive. Natën e së premtes do të ketë reshje intensive në më shumë vende në gjysmën perëndimore të vendit. Era do të fryjë gradualisht nga veriu-verilindja, do të jetë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në rajonet juglindore deri në 33°, në Sofje rreth 25°.
Përgjatë Detit të Zi do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Në disa zona ka kushte për fenomene më intensive. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-28°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit para mesditës do të jetë rreth 2 ballë, deri në mbrëmje do të rritet në 3 ballë.
Mbi male që para mesditës, më 1 shtator do të fillojnë të zhvillohen vranësira. Paradite në disa zona, pas mesditës në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Në masivët në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte që dukuritë të jenë intensive. Do të fryjë erë mesatare, por me zhvillimin e vranësirave do të ketë rritje të përkohshme të fuqisë së erës. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 21°, në 2000 metra rreth 14°.Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i..