Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

747 të sapo infektuar me koronavirus, katër kanë vdekur

Foto: EPA/BGNES

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 747 raste me koronavirus nga 5398 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 14% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 65% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 146, në Burgas - 54, dhe në Varna dhe Plovdiv - 46. Në spital janë 823 pacientë - 50 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 83% e 102 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Katër persona kanë vdekur – të gjithë të pa vaksinuar, ndërsa të shëruarit në spitale janë 1355. Rastet aktive janë 11 705. Dje janë administruar 1068 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 069 442 persona me imunizimin e përfunduar. 64 519 kanë një dozë përforcuese.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD