Në 24 orët e fundit janë zbuluar 747 raste me koronavirus nga 5398 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 14% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 65% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 146, në Burgas - 54, dhe në Varna dhe Plovdiv - 46. Në spital janë 823 pacientë - 50 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 83% e 102 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Katër persona kanë vdekur – të gjithë të pa vaksinuar, ndërsa të shëruarit në spitale janë 1355. Rastet aktive janë 11 705. Dje janë administruar 1068 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 069 442 persona me imunizimin e përfunduar. 64 519 kanë një dozë përforcuese.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..