Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 shtatorin

Mot i ndryshueshëm me temperatura maksimale deri në 27 gradë

Foto: BGNES

Ditën e shtunë (më 3 shtator) do të mbizotërojë mot me diell para mesditës, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme në zonat verilindore. Do të vazhdojë të ketë reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen sërish vranësira, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare, pasdite në gjysmën verilindore të vendit do të fryë erë e fortë veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22° dhe 27°, në Sofje rreth 23°.

Vranësirat mbi Detin e Zi do të jenë të ndryshueshme, para mesditës në bregdetin verior më shpesh të theksuara dhe do të ketë ende reshje afatshkurtra, në vende të izoluara dhe shtrëngata. Pasdite vranësirat do të çahen, vende-vende në bregdetin jugor do të kemi mot kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të jetë 24°-27°C, kurse ajo e ujit të detit rreth 26°C. Eksitimi i ujit të detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, pasdite vende-vende do të ketë reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 18˚, në 2000 m - 12˚.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike

Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..

botuar më 25-03-04 9.11.PD

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD