Ushtria ukrainase është tani 30 km larg Hersonit dhe kundërofensiva po përparon në dy drejtime drejt qytetit. Në perëndim, trupat ukrainase po i afrojnë Kiselivkës, dhe në veri kanë sunduar Visokopolja, njoftoi në Telegram nënkryetari i Këshillit Rajonal të Hersonit, Juri Sobolevski. "Visokopolja është Ukraina," njoftoi ai, cituar nga Ukrinform. Ndërkohë, nënkryetari i zyrës presidenciale Kirilo Timoshenko postoi në Facebook një foto të ushtarëve duke ngritur flamurin kombëtar në një ndërtesë që thuhet se është në rajonin Herson, raportoi Reuters.
Në fjalimin e tij të mesnatës, Presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se flamuri ukrainas do të valojë sërish mbi Gadishullin e Krimesë. “Ne do të çlirojmë të gjitha trojet dhe bashkatdhetarët tanë. Të gjithë mund të shohin se pushtuesit tashmë kanë filluar të ikin nga Krimeja. Kjo është zgjedhja e duhur për ta”, tha presidenti ukrainas.
Nuk ka energji elektrike në një pjesë të madhe të rajonit të Zaporozhie të kontrolluar nga trupat ruse, tha për TASS Vladimir Rogov, një anëtar i administratës ushtarako-civile ruse në rajon. Po hetohen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sipas burimeve ruse, tre shpërthime janë dëgjuar në Energodar, qyteza ngjitur me termocentralin Zaporizhie.
Ukraina do të marrë 5 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, tha kryeministri ukrainas Denis Shmigal gjatë vizitës së tij në Gjermani, raportoi Reuters. Fondet do të mbështesin ekonominë dhe ushtrinë dhe do ta ndihmojnë shtetin gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Pas takimit me kryeministrin ukrainas, kancelari Olaf Scholz theksoi se është e rëndësishme të planifikohet rimëkëmbja e Ukrainës. Kjo çështje do të diskutohet në një konferencë ekspertësh që do të mbahet më 25 tetor në Berlin me iniciativën e Gjermanisë si kryetare e G-7 dhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..