Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 178 raste me koronavirus nga 1226 testime të kryera. 15% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 71% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 40, në Varna - 25 dhe në Burgas - 14. Janë 785 pacientë në spital - 44 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 87% e 15 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Dy persona kanë vdekur – njëri prej tyre nuk është vaksinuar, janë shëruar 135 veta. Rastet aktive numërojnë 12 mijë. Dje janë administruar 35 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 069 611 persona me imunizimin e përfunduar. 64 904 kanë një dozë përforcuese.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..