Një afresk që rikrijon nguljen e gozhdëve për Kryqëzimin mund të shihet në Manastirin e Zemenit. Është pikturuar në shekullin e XIV dhe është unike në llojin e vet, pasi skena nuk gjendet në pikturën fetare botërore, njofton Administrata e Qarkut e Pernikut.
Afresket në kishën e manastirit “Shën Gjon Teologu" e ndjekin udhëtimin e Jezusit deri në Golgota. Një artist i panjohur në trojet tona e ka interpretuar në mënyrë të veçantë subjektin biblik "Darka e Fundit", duke e përshkruar Krishtin dy herë - duke e dhënë bukën dhe duke e derdhur verën. “Krishti i Dyfishtë” nuk mund të shihet askund tjetër, pretendon Administrata e Qarkut. Ky lexim i ndryshëm e bën tempullin jashtëzakonisht të vlefshëm për kulturën botërore.Ekspozita me pjesëmarrjen e mbi 350 piktorëve nga 51 shtete u hap në kryeqytetin tonë bregdetar. Ajo është pjesë nga edicioni i katërt i Trienales Ndërkombëtare “Shpirti i Akuarelit” dhe është e vendosur në Galerinë e Arteve Pamore “Boris Georgiev” në..
Në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirill dhe Metodij” në Sofje u hap “Këndi i Kosovës”. Me këtë, këndet e dedikuara letërsive të ndryshme kombëtare në sallën “Historia e librit” bëhen gjithsej 36. Ideja është pjesë e një vizioni afatgjatë e lidhur..
Kur vizitoi Ballçikun në vitin 1921, Mbretëresha rumune Maria u mahnit nga bukuria e zonës dhe shpejt vendosi të kthehej dhe të qëndronte. Në vitin 1924, filloi ndërtimi i një kompleksi pallatesh për mbretëreshën. Projekti ishte nga arkitektë italianë..
Ekspozita me pjesëmarrjen e mbi 350 piktorëve nga 51 shtete u hap në kryeqytetin tonë bregdetar. Ajo është pjesë nga edicioni i katërt i Trienales..