Bullgaria feston 137 vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Tradicionalisht, qendra e festimeve është qyteti i Plovdivit. Me tingëllimin e kambanave, filloi lutja solemne në Katedralen “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytet, e kremtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Sonte, në orën 20:30, në sheshin Sëedinenie (“Bashkimi”) të qytetit do të mbahet ceremonia solemne me fishekzjarrë, ku do të marrin pjesë presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sofja e shënon festën me një ceremoni përpara mauzoleumit-eshtërore të Princit Aleksandër I të Batenbergut. Pjesë e programit ishin njësia e Gardës Kombëtare dhe kuarteti vokal "Svetogllas".
Në Varna, në orën 18:00, në sheshin Nezavisimost (“Pavarësia”) do të mbahet rikrijim i ngjarjeve të vitit 1885. Pikërisht aty Princi Aleksandër I Batenberg u njoftoi njerëzve të mbledhur lajmin e Bashkimit.
Festa u shënua edhe në Jamboll me interpretimin e këngëve patriotike dhe një lutje falënderimi. Në kortezhin nëpër rrugët qendrore të qytetit morën pjesë edhe qindra qytetarë, të udhëhequr nga kompanitë përfaqësuese ushtarake.Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..
Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..
Në një letër drejtuar institucioneve, Konfederata e Punës “Podkrepa” bënë propozime për vendosjen e një minimumi të patatueshëm, si dhe përditësimin e të ardhurave minimale dhe maksimale të sigurimeve shoqërore. Sindikata gjithashtu këmbëngul në..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..