Bullgaria feston 137 vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Tradicionalisht, qendra e festimeve është qyteti i Plovdivit. Me tingëllimin e kambanave, filloi lutja solemne në Katedralen “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytet, e kremtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Sonte, në orën 20:30, në sheshin Sëedinenie (“Bashkimi”) të qytetit do të mbahet ceremonia solemne me fishekzjarrë, ku do të marrin pjesë presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sofja e shënon festën me një ceremoni përpara mauzoleumit-eshtërore të Princit Aleksandër I të Batenbergut. Pjesë e programit ishin njësia e Gardës Kombëtare dhe kuarteti vokal "Svetogllas".
Në Varna, në orën 18:00, në sheshin Nezavisimost (“Pavarësia”) do të mbahet rikrijim i ngjarjeve të vitit 1885. Pikërisht aty Princi Aleksandër I Batenberg u njoftoi njerëzve të mbledhur lajmin e Bashkimit.
Festa u shënua edhe në Jamboll me interpretimin e këngëve patriotike dhe një lutje falënderimi. Në kortezhin nëpër rrugët qendrore të qytetit morën pjesë edhe qindra qytetarë, të udhëhequr nga kompanitë përfaqësuese ushtarake.Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun..