Bullgaria feston 137 vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Tradicionalisht, qendra e festimeve është qyteti i Plovdivit. Me tingëllimin e kambanave, filloi lutja solemne në Katedralen “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytet, e kremtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Sonte, në orën 20:30, në sheshin Sëedinenie (“Bashkimi”) të qytetit do të mbahet ceremonia solemne me fishekzjarrë, ku do të marrin pjesë presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sofja e shënon festën me një ceremoni përpara mauzoleumit-eshtërore të Princit Aleksandër I të Batenbergut. Pjesë e programit ishin njësia e Gardës Kombëtare dhe kuarteti vokal "Svetogllas".
Në Varna, në orën 18:00, në sheshin Nezavisimost (“Pavarësia”) do të mbahet rikrijim i ngjarjeve të vitit 1885. Pikërisht aty Princi Aleksandër I Batenberg u njoftoi njerëzve të mbledhur lajmin e Bashkimit.
Festa u shënua edhe në Jamboll me interpretimin e këngëve patriotike dhe një lutje falënderimi. Në kortezhin nëpër rrugët qendrore të qytetit morën pjesë edhe qindra qytetarë, të udhëhequr nga kompanitë përfaqësuese ushtarake.Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen dhe forcat e armatosura. Fondet janë të dedikuara plotësisht për detyrimet e përcaktuara në plan,..
Gjatë 6 muajve të fundit, mbështetja e bullgarëve për anëtarësimin e vendit në BE u rrit - nga 57 në 61 për qind. Vetëm 15 për qind janë kundër, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë Sociologjike “Alfa Research” të kryer në muajin shkurt...
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..