Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 shtatorin

E mërkurë me diell, pasdite me vranësira

Foto: BGNES

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i kthjellët, ndërsa në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Ditën e mërkurë, më 7 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe në rajonet ekstreme verilindore do të zhvillohen vranësira, ndërsa në vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin kryesisht ndërmjet 24° dhe 29°, në Sofje rreth 25°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës në bregdetin verior do të zhvillohen vranësira dhe në vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-25°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore do të krijohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

NATO dhe BE uruan Bullgarinë për 3 Marsin

Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..

botuar më 25-03-03 4.47.MD
Atanas Zapryanov

Ministri i mbrojtjes pret që Sofja të ftohet në një koalicion për Ukrainën

Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..

botuar më 25-03-03 3.19.MD

Bullgaria shënon 147 vjetorin e Çlirimit të saj

Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..

botuar më 25-03-03 1.52.MD