Më shumë se 50 800 bullgarë jashtë vendit kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit, njoftoi KQZ. Më së shumti - 26 mijë, janë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e votës në Turqi, pasuar nga bashkatdhetarët tanë në Britaninë e Madhe - 4900, në Gjermani - 4400 dhe në Shtetet e Bashkuara - 2300. Pritet që qendrat e votimit jashtë vendit të jenë njësoj si në zgjedhjet e kaluara, tha për BNR zëdhënësi i komisionit Cvetozar Tomov. Në nëntor të vitit të kaluar qendrat e votimit ishin 750 në 68 vende. “Do të ketë makineri kudo ku kanë votuar 300 ose më shumë votues në zgjedhjet e mëparshme. Ndoshta do të jenë pak nën 300 seksione”, tha Cvetozar Tomov.
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. Nga fjalët e saj, u bë e..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet. Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen prezantoi portofolet e..
Më 17 shtator shënojmë festën e kryeqytetit tonë Sofja - një qytet me një histori të mbushur me momente të rëndësishme, një qytet që ka qenë gjithmonë në zemër të Bullgarisë. Sofja nuk është vetëm një vend gjeografik - është një simbol i..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj..