Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shkollën bullgare të së dielës në Kishineu, disa ditë para ziles së parë

10
Foto: arkiv personal

Më 18 shtator, shkolla bullgare e së dielës në bibliotekën "Hristo Botev" në kryeqytetin e Moldavisë – Kishineu – hap dyer për vitin e ri shkollor.Sipas traditës, mes të ftuarve për ditën e parë shkollore janë ambasadori i Bullgarisë në Moldavi, Evgeni Stojçev dhe drejtori i parë i shkollës të së dielës, profesori i shquar bullgar Nikollaj Çervenkov.

Çdo vit këtu mësohen të komunikojnë në gjuhën bullgare dhe të njihen me kulturën bullgare rreth 70 fëmijë, tregoi për Radio Bullgarinë drejtoresha e bibliotekës Anxhela Olaresku:


“Tek ne gjithmonë formohen nga katër grupe, kemi nxënës që nga 6 deri në 70 vjeç. Formohen dy grupe për fëmijë dhe dy për më të moshuar. Fëmijët mësojnë jo vetëm gjuhën bullgare, por dhe letërsi - sqaron Anxhela Olaresku. Pranë shkollës së ditës së diel kemi dhe një ansambël “Vëglençe” /qymyri/ me drejtuese Anna Pagur. Ajo i mëson fëmijët të këndojnë dhe të vallëzojnë dhe ata marrin pjesë në veprimtaritë me një tematikë bullgare, të cilat i organizon shkolla e së dielës. Për shembull, për 24 majin - Dita e Kirilit dhe të Metodit, për Ditën e Pavarësisë, Ditën e Çlirimit të Bullgarisë, Ditën e bullgarëve të Besarabisë...


Organizojmë dhe aktivitete tona të ndryshme, të cilat i zhvillojmë në bibliotekë  -konkurse për një byrek më të mirë dhe për valle popullore, për të cilat erdhën fëmijë nga Tvërdica, Taraklia. Fëmijët luajtën valle jo vetëm në bibliotekë, por dhe para godinës në bulevardin “Grigore Vieru”.

Çfarë i bën nxënësit që t’u përkushtohen orëve të mësimit të gjuhës bullgare gjatë kohës së tyre të lirë, në vend që të argëtohen me shokët?

“Për shumicën e atyre të cilët mësojnë tek ne gjuhën bullgare, shkolla jonë është njëfarë baze, meqenëse pas kësaj ata shkojnë në universitetet bullgare. Pas kësaj na telefonojnë, që të na falënderojnë se dijet të cilat i kanë fituar në shkollën e së dielës, i kanë ndihmuar të mund të vazhdojnë arsimin e tyre në Bullgari,” tregon drejtoresha.

Më të mëdhenjtë po kështu me interes njihen me historinë, kulturën dhe letërsinë bullgare, kurse dijet e fituara në gjuhën bullgare i ndihmojnë të komunikojnë lirshëm dhe të gjejnë shokë të rinj, kur udhëtojnë deri në Bullgari.

Një meritë të madhe për interesin e nxënësve ndaj gjuhës bullgare kanë dhe pedagogët të cilët i janë përkushtuar profesionit - Elena Raceeva, Nadezhda Kara, dhe drejtuesja e ansamblit “Vëglençe” Anna Pagur... Dhe, kuptohet biblioteka, nga e cila nxënësit marrin libra madje dhe gjatë verës, që të ruajnë dijet e fituara.

“Nga përgjithësisht 24 mijë libra, me të cilat disponon biblioteka, 5 mijë janë në gjuhën bullgare - nga sfera të ndryshme të shkencës dhe të letërsisë artistike. Përpara 2 vjetëve, ambasada na siguroi në bazë të një projekti 100 libra. Nganjëherë i drejtohemi përfaqësisë diplomatike bullgare me lutje të blejë disa libra të rinj dhe t’ia dhurojë bibliotekës. Por më shpesh libra na dhurojnë vetë bullgarët besarab - ata i blejnë, kur udhëtojnë deri në Bullgari, ose na i dhurojnë kur transferohen në ndonjë vend tjetër. Dhe kështu, ne jetojmë me këta libra!” - tregoi për “Radio Bullgarinë” Anxhela Olaresku, drejtoresha e bibliotekës “Hristo Botev” në Kishineu, ditë të numëruara përpara se të bjerë zilja e parë, në shkollën bullgare të ditës së diel aty. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD