Canko Cankov fitoi maratonën e notit në Ngushticën e Gjibraltarit. Ai e kaloi distancën prej 16 km e 750 m nga Tarifa (Spanjë) deri në Punta Cires (Marok) për 3 orë, 56 minuta e 3 sekonda. Sprinti i fortë final i solli Canko Cankovit një sukses historik, duke e bërë atë bullgarin e parë që notoi distancën nga Evropa deri në Afrikë.
Garuesi është në gjendje të mirë fizike pas fitores së arritur në kushtet jashtëzakonisht të vështira në Oqeanin Atlantik.Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..