Të rinjtë bullgarë dhe ukrainas krijuan së bashku një video të shkurtër me një mesazh për paqe, njoftoi fondacioni "Fondi i donatorëve publikë për Varnën". Videoklipi është vepër e të rinjve që morën pjesë në takimet integruese të organizuara nga fondacioni. Qëllimi është që refugjatët të integrohen më lehtë në shoqërinë bullgare dhe në rajon, si dhe të mësojnë më shumë për mundësitë e zgjidhjes së problemeve të mundshme me të cilat përballen në Bullgari. Janë punuar gjithashtu broshura informative për refugjatët. Në to, përmes kodeve QR, është e mundur të aksesoni portalet kryesore kombëtare, si dhe një faqe të re integrimi të krijuar në gjuhën ukrainase.
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..