Garuese nga 62 shtete do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike, që hapet sot në sallën “Arena Armeec” të kryeqytetit. Bullgaret Borjana Kalejn, Stilijana Nikollova dhe ansambli i përbërë nga Zhenina Trashlieva, Rejçël Stojanova, Sofia Ivanova, Margarita Vasileva, Kamelia Petrova dhe Radina Tomova kanë shanse të luftojnë për çmimet më të larta, duke garuar me gjithsej 85 gjimnaste në garën individuale dhe 30 ansamble. Në kampionatin, i cili është kualifikimi i parë për Olimpiadën e Parisit në vitin 2024, nuk do të marrin pjesë skuadrat e Rusisë dhe Bjellorusisë. Kampionati Botëror do të zhvillohet nën moton "Ngjyrat e ritmit" dhe qëllimi është prezantimi i folklorit bullgar.
Ivan Ivanov fitoi titullin në kategorinë e juniorëve në US Open, duke mposhtur Aleksandër Vasilev në një finale historike bullgare . Kështu, pas Wimbledon, kampioni 16-vjeçar ngriti kupën në një turne të dytë radhazi nga Grand Slam. Nxënësi i..
Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..
Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..