Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maja Ananieva e cila i mëson fëmijët me “Koloritin” bullgar

19
Foto: arkiv personal

Më shumë se 30 vjet ajo drejton shkollën artistike “Kolorit” në qytetin Pleven dhe me nxënësit e vet lavdërojnë Bullgarinë në mbarë botën.

Tashmë tridhjetë vjet  me radhë një bullgare ua përcjell fëmijëve dashurinë për traditat dhe zakonet bullgare përmes artit të ngjyrave. Kurse rezultatet e kësaj krijimtarie iluministe sjell qindra çmime ndërkombëtare, njohje dhe admirim për vendin tonë.


Gjatë vitit 1990, kur Bullgaria niset nëpër rrugën e saj demokratike, Maja Ananieva zbulon lirinë e saj personale dhe artistike në idenë për një shkollë për të pikturuar për fëmijë që nga 4 deri më 19 vjeç. E quan “Kolorit” dhe kështu në qytetin e saj të lindjes Pleven fillon historia e kulturës së Bullgarisë, në prag të dy shekujve. Maja i mëson nxënësit e vet jo vetëm me mjeshtëri artistike, larminë e ngjyrave dhe sekretet e furçës, por u tregon për qëndisjet bullgare, për veshjet popullore nga krahinat e ndryshme të vendit dhe për simbolikën e çdo një luleje të qëndisur prej tyre dhe çdo një fije të përfshirë aty.

“Do të thosha se, folklori bullgar në të gjithë larminë dhe bukurinë e tij është një markë e ruajtur për shkollën artistike “Kolorit” - tregon për Radio Bullgarinë Maja Ananieva. Fëmijët pëlqejnë të pikturojnë mbi këtë temë dhe shumë nga konkurset, në të cilat marrim pjesë provokojnë piktura, të cilat janë të lidhura me identitetin kombëtar. Dhe në këtë mënyrë ne bashkërisht e rizbulojmë këtë kod bullgar, të ngulitura në kostumet tona të bukura dhe tepër të bollshme e të ngarkuara.”

Emanuella KunovaSukseset ndërkombëtare për fëmijët e talentuar të Majës nuk vonojnë, kurse sot ata janë qindra, në të pesë kontinentet. Njohja e fundit e madhe është nga Italia, ku Emanuella Kunova 11 vjeçe fitoi Çmimin e Parë nga konkursi i 6 Ndërkombëtar për pikturë “Këmisha ime e qëndisur bullgare 2022”.

“Emaniella është një nga fëmijët e suksesshëm të shkollës. Sivjet ajo fitoi dhe medalje të artë nga konkursi Ndërkombëtar në Izraeli “Shpirti bullgar në një tokë të Shenjtë” gjatë muajit shkurt. Fëmijët janë shumë kureshtar dhe kjo dashuri ndaj krijimtarisë popullore, e cila lind tek ata, shumë qartë depërton në pikturat. Atyre u bëjnë përshtypje dhe enët tradicionale prej balte, krijimet e mjeshtërve të mëdhenj të drugdhendjes. Unë thjesht u ndihmojë që ata të hapin interesin e tyre ndaj pasurisë së Bullgarisë, që të mund të ndihen krenarë me të” - sqaron piktorja. Dhe kështu, del se i mahnitin dhe të huajt.

“Veshjet popullore bullgare triumfuan në Hong Kong, Indi, në lulishten përpara “Shtëpisë së Bardhë” në Uashington, tanimë 20 vjet i tregojmë në Portugali, Maqedoninë e Veriut, në Itali dhe në një sërë vendesh të tjera evropiane. Dhe kudo ku kalojmë shkaktojmë emocione të këndshme, kurse fëmijët tregojnë për anën autentike dhe koloritin mahnitës, që me të vërtetë bën përshtypje” - na sqaron me entuziazëm piktorja. 


Në nëntor 2021 në Turqi, gjashtëvjeçari Aleksandër Jankov, i veshur me një kostum me kapuç, preu shiritin në Konkursin Botëror të Fëmijëve të Organizatës së Pediatërve dhe mori çmimin e tij të madh “Zemra e artë”.


“Dua që fëmijët e mi, nxënësit e mi të duan atdheun e tyre, pavarësisht nëse do të shkojnë të jetojnë diku tjetër nëpër botë. Aktualisht po mësoj bullgarë të cilët jetojnë me familjet e tyre në Londër, Madrid, Romë. Pandemia për mua hapi një mundësi të shkëlqyer për një mësim online të fëmijëve tanë jashtë shtetit. Këta fëmijë flasin një gjuhë bullgare të shkëlqyer, interesohen nga traditat, kultura, prindërit e tyre i veshin nëpër festa në kostume tradicionale dhe është shumë emocionuese. Ata e mbajnë Bullgarinë në vetvete, kjo është më e fortë nga pozicioni gjeografik, në të cilin gjenden” - është kategorike Maja, e cila tanimë po përgatit udhëtimin e ardhshëm të ambasadorëve të vegjël artistik në qytetin Evora të Portugalisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD
Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD
Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..

botuar më 24-06-05 7.30.PD