46 për qind e bullgarëve që morën pjesë në sondazhin e fundit të Eurobarometrit nuk e miratojnë monedhën e përbashkët të BE-së - euron. Në gjysmë viti, grupi “për” tek bullgarët u rrit me tre për qind deri në 40. Një vit e gjysmë para afatit të cilin Sofja e vendosi si synim për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë, 14 për qind e të anketuarve thonë se nuk kanë asnjë mendim për euron. Në asnjë vend tjetër në BE nuk ka një përqindje kaq të lartë të njerëzve pa mendim.
Mosmiratimi më i lartë i monedhës së përbashkët është në Suedi – 72 për qind, në Danimarkë – 69 për qind dhe në Republikën Çeke – 59 për qind. Në Kroaci, ku çmimet tashmë jepen në kuna dhe euro, dhe nga viti i ri do të jenë vetëm në euro, mbështetësit e monedhës evropiane janë 52 për qind, ndërsa kundërshtarët – 49 për qind.
Dyqanet e vogla mbajnë çmime më të ulëta në krahasim me zinxhirët tregtar, me diferenca që lëvizin nga 1 deri në 10%. Ky është një nga përfundimet e monitorimit mujor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) mbi çmimet e mallrave..
Jemi në mes të sezonit turistik të verës në Bullgari, kur bregdeti i Detit të Zi, por jo vetëm ai, është plot me turistë nga vendi dhe jashtë vendit. Duke përjashtuar hotelet "all inclusive", pushimet tona lidhen edhe me ndarjen e një buxheti të..
Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e..