Ansambli i ri bullgar i gjimnastikës ritmike fitoi titullin në shumëgarëshin e Kampionatit Botëror në Sofje. Medalje të arta fituan Zhenina Trashlieva, Rejçëll Stojanov, Sofia Ivanova, Margarita Vasileva, Kamelija Petrova dhe Radina Tomova. Suksesi i madh vjen vetëm një vit pasi paraardhëset e tyre fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios. Përveç titullit të parë për vendin tonë në shumëgarëshin e ansambleve pas Izmirit 2014, gjimnastet e trajneres Vesella Dimitrova fituan edhe kuotë për Olimpiadën e Parisit 2024.
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..