Ai është i njohur për breza të tërë bullgarësh me komiken e tij në revistat “Dëga” (Ylber) dhe “Çuden Svjat” (Bota e mrekullueshme). Ai vizaton pllakate për filma dhe karikatura, ilustron qindra libra për fëmijë dhe të rritur në të gjitha zhanret, krijon libra lojërash dhe lojëra kompjuterike, ka dhjetëra ekspozita dhe çmime nga e gjithë bota. Ai është autori i kopertonave rrëqethëse të librave të Stephen King dhe Dean Koontz në bullgarisht. Megjithatë, pakkush e di se Petër Stanimirov është personi falë të cilit lexuesi bullgar i njeh këta dy autorë.
“Kjo ndodhishumë kohë më parë - thotë Petër Stanimirov. – Dhe falë faktit që para se të mendoja të merresha me veprimtarinë botuese, më ra në dorë librin “Zona e Vdekur”(The Dead Zone), i cili më bëri shumë përshtypje. Kur u nis nga puna shtëpia jonë botuese në vitet 90-të po kërkonim diçka që të ndryshonte nga të tjerët, kujtova Stephen King. Atëherë nuk kishte internet, nuk e kisha idenë se sa popullor ishte, madje mendova nëse duhet ta botonim dhe nëse do të kishte fare interes për Bullgarinë.”
Në ato vite, lexuesit bullgarë i njihnin vetëm tri vepra të mbretit të tmerreve. Petër Stanimirov përgatiti për shtyp “Sejllëm’s Lot” (Salem's Lot) të përkthyer nga Ljubomir Nikollov, vizatoi edhe kopertonin, por ndonëse nuk ishte më e tmerrshmja që ka krijuar, nuk u pëlqente tregtarëve dhe librin e blinin plogësht. Shitjet nuk po shkonin mirë. Gjithsesi, lexuesit rezultuan të jenë shumë më të informuar dhe kërkesa ishte aq e madhe, saqë kur mbërriti kamioni me librin e dytë të botuesit – “Keri” (Carrie), u rrëmbye nga tregtarët edhe para se të hynte në magazinë.
Shtëpia botuese bën një tjetër hap të suksesshëm. Në kopertonin e pasme të çdo libri vendos fotografi të vogla të kopertonave të tre titujve të ardhshëm për të informuar lexuesit dhe për të nxitur interesin për koleksion. Ideja doli fitimprurëse dhe në 3 vjet piktori i madh bullgar ilustroi 21 libra të Stephen King.
“Në atë kohë nuk isha kurioz se si perceptoheshin kopertonat – pranon Petër Stanimirov. - Vetëm vite më vonë mësova se cili ishte ndikimi psikologjik i vizatimeve të mia. U befasova që shumë njerëz e ulën kapakun e librit “Atë” (It) gjatë natës për të mos i trembur ata. Unë gjithashtu kuptova se sa shumë njerëzit e duan Stephen King dhe filluan ta pëlqej atë nga librat tanë.”
Njohja e madhe për Petër Stanimirov, si ilustrues i Stephen King, erdhi papritur në vitin 2010, kur mësoi se do të përfshihej në edicionin special super luksoz “Për të njohur errësirën: Artistët e frymëzuar nga Stephen King” (Knowing Darkness: Artists Frymëzuar nga Stephen King), së bashku me dhjetëra ilustrues të tjerë të mirënjohur. Botimi ka 450 faqe dhe peshon sa 7 kg. Bullgari është ndër 17 piktorët të cilëve biografi i shkrimtarit, George Beahm, i kushton një studim të veçantë të gjerë.
Vizatimet e piktorit u bënë simbole të njohura dhe kyçe të një epoke të tërë dhe në vitin 1998 ai filloi të restaurojë kopertonat e vjetra.
“Në të kaluarën, shkronjat ishin montuar drejtpërdrejt mbi vizatimin dhe kështu e shkatërruan atë, kështu që vendosa të heq shkronjat dhe të ribëj kapakët në mënyrë që ato të mund të shfaqen si vizatime origjinale të pavarura. Dhe kur nisa të punoja në kompjuter, i bëra edhe në format digjital” – tregon piktori.
Si rezultat i kësaj veprimtarie, më 21 shtator 2011, doli nga shtypi albumi dygjuhësh (në bullgarisht dhe anglisht) i koleksionistit “Frymëzuar nga Stephen King”. U shtyp në një tirazh prej 500 kopjesh, secila prej të cilave ka numrin e vet dhe është nënshkruar personalisht nga Petër Stanimirov. Ai vetë pronëson një kopje me nr.110.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivi personal
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..