Në Presidencë u mbajt një takim konsultativ i thirrur nga Presidenti Rumen Radev, ku u diskutuan pasojat nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë për sigurinë, ekonominë dhe sferën sociale. Radev theksoi se që në fillim të luftës, Bullgaria e denoncoi agresionin rus si kategorikisht të papranueshëm dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit përmes diplomacisë. “Për fat të keq, ndjekja e fitores ushtarake me çdo kusht i mbyt thirrjet për paqe”, theksoi Radev. Ai vuri në dukje se vendimi i Presidentit Vlladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm do të rrisë intensitetin e armiqësive, do të përshkallëzojë konfliktin dhe është një kërcënim për sigurinë me pasoja të vështira për t’u parashikuar. “Referendumet në një zonë luftimi, ku predha bien pranë kutive të votimit, janë një absurditet ligjor dhe Bullgaria nuk do t’i njohë ato”, tha gjithashtu presidenti bullgar.
Edhe pse aktualisht nuk ka një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë e Bullgarisë, po merren masa për minimizimin e tij - forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës.
Radev theksoi se rreziqet e luftës nuk kufizohen vetëm në çështjet e sigurisë. Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë jo vetëm në furnizimin me gaz, por edhe me naftë, në prodhimin e karburanteve në vendin tonë, në funksionimin e termocentraleve të mëdha, në furnizimet nga deti, çka do të thotë thellim i krizës ekonomike dhe sociale. Sipas Radev, Evropa duhet të kërkojë mekanizma efektivë për të minimizuar pasojat e sanksioneve për ekonominë dhe qytetarët e saj. Ai u bëri thirrje partive të bashkohen përballë krizës dhe kërcënimeve dhe popullit të votojë që parlamenti i ardhshëm të ketë legjitimitet.
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..