Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Vendimi i Presidentit Putin për mobilizimin e pjesshëm do të përshkallëzojë konfliktin

Foto: BNR

Në Presidencë u mbajt një takim konsultativ i thirrur nga Presidenti Rumen Radev, ku u diskutuan pasojat nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë për sigurinë, ekonominë dhe sferën sociale. Radev theksoi se që në fillim të luftës, Bullgaria e denoncoi agresionin rus si kategorikisht të papranueshëm dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit përmes diplomacisë. “Për fat të keq, ndjekja e fitores ushtarake me çdo kusht i mbyt thirrjet për paqe”, theksoi Radev. Ai vuri në dukje se vendimi i Presidentit Vlladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm do të rrisë intensitetin e armiqësive, do të përshkallëzojë konfliktin dhe është një kërcënim për sigurinë me pasoja të vështira për t’u parashikuar. “Referendumet në një zonë luftimi, ku predha bien pranë kutive të votimit, janë një absurditet ligjor dhe Bullgaria nuk do t’i njohë ato”, tha gjithashtu presidenti bullgar.

Edhe pse aktualisht nuk ka një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë e Bullgarisë, po merren masa për minimizimin e tij - forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës.

Radev theksoi se rreziqet e luftës nuk kufizohen vetëm në çështjet e sigurisë. Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë jo vetëm në furnizimin me gaz, por edhe me naftë, në prodhimin e karburanteve në vendin tonë, në funksionimin e termocentraleve të mëdha, në furnizimet nga deti, çka do të thotë thellim i krizës ekonomike dhe sociale. Sipas Radev, Evropa duhet të kërkojë mekanizma efektivë për të minimizuar pasojat e sanksioneve për ekonominë dhe qytetarët e saj. Ai u bëri thirrje partive të bashkohen përballë krizës dhe kërcënimeve dhe popullit të votojë që parlamenti i ardhshëm të ketë legjitimitet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të mund të zgjedhin magjistratë më të lartë

Kuvendi vendosi që vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Teksti i propozuar nga Petër Petrov dhe..

botuar më 25-01-15 2.31.MD

Prioriteti nr. 1 i kabinetit të ri do të jetë raporti konvergjent për hyrjen në eurozonë

Pasi u bë e qartë se kabineti i ri i propozuar do të ishte një koalicion i GERB-SDS, “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), i nominuari për kryeministër Rosen Zheljazkov shpjegoi se përgjegjësinë politike do ta mbajnë të gjithë..

botuar më 25-01-15 1.58.MD

Qeveria e ardhshme e Rosen Zheljazkov do të jetë trepalëshe

Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu presidentit një dosje me mandatin e përfunduar, strukturën dhe përbërjen e kabinetit të ardhshëm. Kreu i..

botuar më 25-01-15 12.44.MD