Në vitin 2019, Bashkimi Evropian miratoi një direktivë që synon të kufizojë përhapjen e mbetjeve plastike për një përdorim deri në vitin 2026. Produktet duke përfshirë pjatat plastike, gotat, kutitë e ushqimit etj. janë disa nga llojet më të zakonshme të mbetjeve të hedhura si në Evropë ashtu edhe në mbarë botën. Edhe pse ngadalë, zakonet po ndryshojnë në Bullgari dhe konsumatorët po përpiqen të reduktojnë sasinë e produkteve të ngjashme që përdorin në jetën e përditshme.
Larmia e ideve se si të zvogëlojmë ndikimin tonë në ndryshimet klimatike po rritet gjithashtu. Një shembull tjetër në këtë drejtim është një kompani bullgare që ka zgjedhur të merret me një nga pasojat kryesore të ndotjes plastike - degradimin e saj në mikrogrimca të absorbuara nga mjedisi, burimet e ujit, kafshët dhe së fundi nga ne - njerëzit. Synimi i katër të rinjve është prodhimi i llojeve të ndryshme të materialeve ndërtimore – panele mobiliesh e madje edhe gurë shtrimi, nga e ashtuquajtura “plastikë e ndotur” - domethënë ajo që është e pamundur të riciklohet.
“Për ne është e rëndësishme që fabrika që ne krijojmë të jetë e lëvizshme dhe të mund ta transferojmë pasi mbaron një sasi e caktuar e mbeturinave plastike - tha projektuesi Ivan Borov në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Kjo mund të bëhet lehtësisht, sepse si kontejner ajo mund të ngjitet në një tren ose të transportohet me kamion. Megjithatë, është e rëndësishme që kontejneri të jetë prej çeliku, në të cilin do të ngjiten makineritë për prodhim”.
Ja se çfarë është teknologjia për prodhimin e produkteve, sipas sipërmarrësve të rinj:
“Makina ka dy gropa që janë të mbushura me rërë, qelq të ricikluar ose mbetje të tjera minerale dhe sasinë përkatëse të plastikës. Këto dy mbetje dozohen dhe përzihen në mënyrë që më pas të shkrihen dhe të shtypen. Për të mbyllur asfaltuesit ose pllakën e mobilieve dhe për të mos lejuar ndikim atmosferik mbi to, ato mbulohen me një përzierje tjetër minerale. Në këtë mënyrë, ne parandalojmë që plastika të prishet me kalimin e kohës dhe ta kthejë atë në mikroplastikë.”
Fondet e ndara, sipas një projekti të Mekanizmit Financiar Norvegjez, do të mundësojnë blerjen e makinerive të nevojshme për fabrikën. Pas kësaj, ka një proces të përshtatjes së tyre me një lloj prodhimi të ngjashëm dhe, mbi të gjitha, të zvogëlimit të tyre në mënyrë që të futen në një kontejner portativ.
Nëse produkti i tyre i parë i prodhuar do të jetë gurrë shtrues apo dërrasa për industrinë e mobilieve, Borov nuk e di ende, por të katërt shpresojnë që në vitin 2023 një nga të dy do të dalë në treg.
Kontraktorët e ndërtimeve dhe arkitektët tashmë kanë shfaqur interes dhe janë në pritje të paraqitjes së tyre. Sidoqoftë, siguria dhe besueshmëria e tyre është më e rëndësishmja.
Ne do të donim të kishim një hapësirë që e kemi mbuluar me një shtrues të ngjashëm dhe mund të vëzhgojmë efektin që ka mbi të mirëmbajtja, moti dhe trafiku në këmbë gjatë një periudhe dy ose trevjeçare. Prandaj, ideja jonë është që fillimisht ta vendosim vetëm në rrugicat apo hapësirat e këmbësorëve”, shpjegon Ivan.
Dhe derisa të kalojë kjo periudhë dhe dyshemeja të marrë miratimin, me të njëjtën lëndë të parë - mbetjen plastike, mund të prodhohen panele për industrinë e mobilieve, prodhimi i të cilave nuk ka kërkesa kaq strikte. Megjithatë, koha do të tregojë se çfarë do të jetë ndikimi në mjedis i idesë së bashkatdhetarëve tanë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Peshkopi..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin..