UEFA ka shpallur zyrtarisht urnat për kualifikueset e Euro 2024 në Gjermani. Shorti do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt. Bullgaria do të jetë në grupin 4 pas dy fitoreve ndaj Gjibraltarit (5:1) dhe Maqedonisë së Veriut (1:0) në Ligën e Kombeve këtë muaj.
Në urnën 4 janë: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, BULLGARIA, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë, u bë e qartë se Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut do të marrë një sanksion nga UEFA për fishkëllimën e himnit kombëtar të Bullgarisë. Kështu tha për BNT Borisllav Popov, drejtori ekzekutiv i Unionit Bullgar të Futbollit.
Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në Austri. Ai do të niset nga vija e parë në garën e së dielës, njofton BNR “Horizont”. Piloti bullgar..
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia,..