Ai jeton prej 20 vitesh në Britaninë e Madhe dhe pranon se ka kohë që nuk ka votuar. Por jo sepse nuk i intereson fati i atdheut, por sepse nuk sheh kuptim në zgjedhje. Atanas Çikov, këshilltar për imigracionin dhe iniciator i platformës BG Help, është ndër bullgarët më aktivë në ishull. Por edhe një nga bashkatdhetarët tanë të shumtë që prej kohësh e kanë humbur besimin se vota e tyre ka ndonjë vlerë: “Po të mos votosh për partitë e mëdha, por për një më të vogël që nuk është popullore, çështja është thjesht se do të humbësh kohën tënde dhe vota jote do të transferohet në parti të tjera”, tha Atanas Çikov për Radio Bullgarinë. Sipas tij, sistemi politik në Bullgari nuk po funksionon siç duhet. Një nga arsyet është se përfaqësuesit tanë të zgjedhur në parlament nuk janë përgjegjës kombëtar dhe është e dukshme se secili mbron interesat e tij partiake dhe personale, konsideron Çikov. Në këtë situatë, si do të krijohet një koalicion për të qeverisur Bullgarinë dhe pse bullgari mendon se nuk ka kuptim të votohet?
“Edhe nëse formohet, nuk do të zgjasë shumë – thotë Çikov. - Vetëm se do të mbizotërojnë sërish interesat partiake të politikanëve. Njerëzit janë të dëshpëruar, prandaj nuk do të votojnë. Kjo qeveri do të përfaqësojë një përqindje të vogël të popullit sepse votuesit do të jenë të paktë. Dhe sërish do të ketë pakënaqësi në rrjetet sociale, do të ketë sërish protesta. Duket se nuk ka kush t’i përgjigjet kërkesave të popullit. Shumë njerëz në vendin tonë humbën shpresat, si unë 20 vjet më parë, dhe vendosa që mënyra për të rregulluar gjërat, për mua dhe familjen time, ishte të shkojmë jashtë vendit. Dhe kështu ndodhi!”
Si konsulent emigracioni në Britaninë e Madhe, Atanas Çikov mban kontakte të përditshme me bashkatdhetarët tanë në Ishull. Ai pohon se arsyeja që shumica e tyre largohen nga vendlindja është zhgënjimi nga jeta në vendin tonë. Por ka edhe bullgarë në Britaninë e Madhe që ëndërrojnë të kthehen në atdheun e tyre dhe deklarojnë se do të votojnë:
“Ata duan të vijnë në Britaninë e Madhe, të fitojnë ca para dhe më pas të kthehen në vendin e tyre, të blejnë një shtëpi, të bëjnë biznes etj.- pohon Çikov. – Kjo është arsyeja pse disa nga njerëzit që kanë plane specifike për Bullgarinë duan të shkojnë në kutitë e votimit dhe të japin votën e tyre, duke shpresuar se do ta ndihmojnë vendin të rimëkëmbet më shpejt. Disa ende besojnë, megjithëse pyesin se për kë të votojnë.”
Megjithatë, Atanas Çikov ka kohë që nuk beson, si dhjetëra mijëra përfaqësues të mazhorancës së heshtur në vendin tonë dhe më gjerë, as në sistemin politik, as në partitë dhe liderët e tyre. Prandaj, ai mendon se dalja në zgjedhje është krejtësisht e kotë. Por ka edhe një gjë tjetër:
“Problemi me votimin në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj është se me të vërtetë po e humbasni kohën tuaj. Duhet të udhëtosh me orë të tëra, të qëndrosh në radhë të gjata... Dhe kështu një ditë e tërë pushimi shkon dëm! Fatkeqësisht, nuk është e mundur të votohet nga distanca nëpërmjet internetit ose me postë. Këtu në zgjedhjet angleze ne votojmë me postë. Plotësojmë dhe dorëzojmë fletën e votimit nga distanca dhe mos humbasim kohë. Por personalisht unë nuk jam i sigurt se edhe në këto kushte do të votoja në zgjedhjet bullgare, thjesht sepse nuk ka kuptim” - përfundon Atanas Çikov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, BGNES
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...