Një apel për bullgarët në mbarë botën që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të japin votën e tyre për të ardhmen e Bullgarisë, bëri në rrjetin social Facebook Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova.
“Ju drejtohem atyre prej jush që keni lindur në Bullgari, por keni ZGJEDHUR të jeni jashtë vendit – pavarësisht se kur, për çfarë arsye dhe sa kohë planifikoni të qëndroni atje – mbani mend se kjo është ZGJEDHJA JUAJ. Kjo nuk është zgjedhja e fëmijëve tuaj, të cilët ndoshta sot ndjekin shkollat bullgare të së dielës, të cilat, nga ana tjetër, ekzistojnë falë atyre prej jush që e konsiderojnë veten pjesë të Bullgarisë, por edhe falë mbështetjes financiare të Bullgarisë. Nesër, fëmijët tuaj mund të zgjedhin të kthehen dhe të jetojnë në Bullgari. Çfarë do të jetë varet nga ju sot. Nga fakti nëse do të shkoni sot në qendrat e votimit”.
Ka edhe një mesazh të veçantë për bullgarët nga diaspora historike, të cilët kanë ruajtur shpirtin, traditat dhe vetëdijen bullgare me shekuj, dhe në një moment zgjodhën të bëhen qytetarë bullgarë:
“Pavarësisht se ku jeni në këtë moment – në vendin tuaj, në Bullgari apo diku tjetër – ju gjithashtu keni mundësinë të votoni në çdo seksion jashtë vendit. Përpara se të vendosni se kjo nuk ju shqetëson, ju kërkoj të mendoni se për çfarë arsye keni kërkuar shtetësinë bullgare, çfarë ju ka dhënë dhe çfarë i keni dhënë Bullgarisë.
...Unë vetë aplikova për nënshtetësinë bullgare 30 vjet më parë për një arsye të vetme - për të pasur të drejtën e votës. Pasi vendosa të jetoj në Bullgari, doja të kisha mundësinë të merrja pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Dhe gjithnjë e kam ushtruar këtë të drejte timen.
Edhe sot votova. ... Bullgaria ka nevojë për votën e secilit prej jush”, apelon Rajna Manxhukova.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..