Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate vranësirat në veri të Bullgarisë do të fillojnë të shtohen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje - rreth 8°.
Të hënën, 3 tetor, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të konsiderueshme. Kryesisht në gjysmën jugperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në rajonin Rilla-Rodope. Në Fushën e Danubit do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, përkohësisht e fortë nga perëndimi dhe bashkë me të do të vazhdojë edhe bartja e ajrit të ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje 16-17°.
Në zonat malore vranësirat do të jenë kryesisht të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu, mbi rreth 2000 metra – reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët e larta dhe të hapura - deri në erë të fortë veriperëndimore dhe temperaturat do të ulen. Maksimumi në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 4°.Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..
Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i..