Në një konferencë pas mbledhjes së Byrosë Ekzekutive të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), kryetarja Kornelija Ninova bëri të ditur se në këto zgjedhje partia ka arritur të mbajë rezultatin e mëparshëm me 1% diferencë. Të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i partisë, në të cilin do të diskutohen rezultatet, sipas të cilave BSP për herë të parë bie në vendin e pestë, dhe si do të vijojë më tej. Më pas do të vendoset nëse do të mblidhet Kongresi i Partisë.
Liderja e majtë theksoi se BSP nuk do të mbështesë një qeveri të GERB dhe nuk do të marrë pjesë në një koalicion me GERB dhe DPS. “BSP po vazhdon luftën për ndryshimin e modelit GERB”, theksoi Ninova. Lidhur me pjesëmarrjen e mundshme në një qeveri ekspertësh me mandat të GERB-it, ajo tha se një kabinet ekspertësh është fshehje e përgjegjësisë politike dhe BSP-ja nuk do të marrë pjesë.
E pyetur nëse Byroja Ekzekutive e partisë do të japë dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët, Ninova tha se dorëheqjen e kanë kërkuar anëtarë të cilët gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë vepruar kundër interesave të BSP-së.Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..