Në një konferencë pas mbledhjes së Byrosë Ekzekutive të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), kryetarja Kornelija Ninova bëri të ditur se në këto zgjedhje partia ka arritur të mbajë rezultatin e mëparshëm me 1% diferencë. Të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i partisë, në të cilin do të diskutohen rezultatet, sipas të cilave BSP për herë të parë bie në vendin e pestë, dhe si do të vijojë më tej. Më pas do të vendoset nëse do të mblidhet Kongresi i Partisë.
Liderja e majtë theksoi se BSP nuk do të mbështesë një qeveri të GERB dhe nuk do të marrë pjesë në një koalicion me GERB dhe DPS. “BSP po vazhdon luftën për ndryshimin e modelit GERB”, theksoi Ninova. Lidhur me pjesëmarrjen e mundshme në një qeveri ekspertësh me mandat të GERB-it, ajo tha se një kabinet ekspertësh është fshehje e përgjegjësisë politike dhe BSP-ja nuk do të marrë pjesë.
E pyetur nëse Byroja Ekzekutive e partisë do të japë dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët, Ninova tha se dorëheqjen e kanë kërkuar anëtarë të cilët gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë vepruar kundër interesave të BSP-së.Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës..