Në një konferencë pas mbledhjes së Byrosë Ekzekutive të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), kryetarja Kornelija Ninova bëri të ditur se në këto zgjedhje partia ka arritur të mbajë rezultatin e mëparshëm me 1% diferencë. Të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i partisë, në të cilin do të diskutohen rezultatet, sipas të cilave BSP për herë të parë bie në vendin e pestë, dhe si do të vijojë më tej. Më pas do të vendoset nëse do të mblidhet Kongresi i Partisë.
Liderja e majtë theksoi se BSP nuk do të mbështesë një qeveri të GERB dhe nuk do të marrë pjesë në një koalicion me GERB dhe DPS. “BSP po vazhdon luftën për ndryshimin e modelit GERB”, theksoi Ninova. Lidhur me pjesëmarrjen e mundshme në një qeveri ekspertësh me mandat të GERB-it, ajo tha se një kabinet ekspertësh është fshehje e përgjegjësisë politike dhe BSP-ja nuk do të marrë pjesë.
E pyetur nëse Byroja Ekzekutive e partisë do të japë dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët, Ninova tha se dorëheqjen e kanë kërkuar anëtarë të cilët gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë vepruar kundër interesave të BSP-së.Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e..
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...