Në një konferencë pas mbledhjes së Byrosë Ekzekutive të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), kryetarja Kornelija Ninova bëri të ditur se në këto zgjedhje partia ka arritur të mbajë rezultatin e mëparshëm me 1% diferencë. Të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i partisë, në të cilin do të diskutohen rezultatet, sipas të cilave BSP për herë të parë bie në vendin e pestë, dhe si do të vijojë më tej. Më pas do të vendoset nëse do të mblidhet Kongresi i Partisë.
Liderja e majtë theksoi se BSP nuk do të mbështesë një qeveri të GERB dhe nuk do të marrë pjesë në një koalicion me GERB dhe DPS. “BSP po vazhdon luftën për ndryshimin e modelit GERB”, theksoi Ninova. Lidhur me pjesëmarrjen e mundshme në një qeveri ekspertësh me mandat të GERB-it, ajo tha se një kabinet ekspertësh është fshehje e përgjegjësisë politike dhe BSP-ja nuk do të marrë pjesë.
E pyetur nëse Byroja Ekzekutive e partisë do të japë dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët, Ninova tha se dorëheqjen e kanë kërkuar anëtarë të cilët gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë vepruar kundër interesave të BSP-së.Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e..
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...