Një gllënjkë modernizmi dhe bukurie abstrakte - kjo është ajo që ofron një galeri e vogël në Veliko Tërnovo - kryeqyteti i dikurshëm bullgar me një histori mijëravjeçare, ku në çdo hap e kaluara kujton vetveten. Por në një rrugë të qetë në qendër të qytetit, njeriu bie në një realitet tjetër, i drejtuar jo nga e kaluara, por nga e tashmja dhe madje edhe e ardhmja.
Galeria e artit bashkëkohor Heerz Tooya u themelua në vitin 2019 nga artisti vizual holandez Lars Nordby. Në të ekspozojnë autorë që po vizitojnë rezidencën krijuese në fshatin e afërt Vishovgrad. Rezulton se babai i Lars është një piktor dhe në vitin 2005 bleu një shtëpi të vjetër në fshat, të cilën gradualisht e ktheu në një qendër kulturore për artistë nga e gjithë bota.
Kur për herë të parë në vitin 2017 Lars vizitoi Vishovgradin, u preokupua nga ideja për të vazhduar iniciativën. Kështu, dy vjet më vonë, u shfaq galeria, e cila mori emrin e një specie të rrallë mole të zbuluar në Meksikë. Çdo verë, piktorë nga Holanda, Danimarka, Suedia dhe vende të tjera mblidhen në Vishovgrad për të krijuar, dhe më pas veprat e tyre ekspozohen në Galerinë në qytetin Veliko Tërnovo.
“Doja shumë të inicioj një vend për artin bashkëkohor. Sepse këtu nuk ka shumë hapësira të tilla dhe vendosa që kjo do të ishte mirë jo vetëm për vetë qytetin, por edhe për mua, pasi drejtoj një rezidencë krijuese ku punojnë krijues që merren me artin bashkëkohor. Mblidhemi kryesisht në verë - nga maji deri në shtator. Jashtë këtij sezoni, në galeri ekspozojnë edhe artistë bullgarë dhe të tjerë. Pra, ne bëjmë mesatarisht një deri në tri ekspozita në muaj. Jemi në një qytet të vogël, por kemi një program të ngjeshur. Galeria u zmadhua, ne mbajmë lidhje me galeritë dhe institutet e tjera kulturore në vend, na vizitojnë shumë njerëz, përfshirë turistë.”
Lars eksploron hapësirat e mëdha të fotografisë, performancës dhe instalimeve të artit. Ai u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve në Oslo në vitin 2016. Ai është i emocionuar nga estetika teatrale në jetën e përditshme dhe kërkimi i identitetit dhe përkatësisë ideologjike në botën moderne kaotike të kontradiktave dhe pasigurisë.Megjithatë, artisti vizual norvegjez refuzon ta lidhë artin e tij me politikën. “Në jetën time të përditshme përpiqem të mos fokusohem në gjëra negative, përpiqem të jem pozitiv dhe konstruktiv”, thotë Lars.
Në vitin 2021, norvegjezi provokoi vizitorët e galerisë metropolitane “Credo Bonum” me ekspozitën ASTROTURFING AD HOCKERY, ku përzjeu arte të ndryshme luftarake me mjedisin social në kërkim të kufirit mes krijimtarisë dhe jetës. Tashmë Lars Nordby po punon për një performancë në Itali, si dhe për një foto-projekt, të cilin do ta prezantojë për publikun e Vjenës. Ai po përgatitet edhe për ekspozitën e tij të radhës në Sofje, e cila do të hapet në Institutin e Artit Bashkëkohor në nëntor.
“Në bashkëpunim me kuratoren Snezhana Krësteva, po përgatisim një prezantim të punëve të mia të mëparshme në një projekt të ri ekspozues. Ky do të jetë një version alternativ i tri ekspozitave të mia të mëparshme nga viti 2016 në Norvegji, Kopenhagë dhe Amsterdam. Koncepti mbi të cilin po punoj është një vazhdim i kërkimeve të mia krijuese që lidhen me politikën e identitetit dhe strukturat e pushtetit nga këndvështrimi i teatralitetit dhe jetës së përditshme. Ky instalacion artistik do të qëndrojë për 3 muaj në Institutin e Artit Bashkëkohor në Sofje. Më vjen mirë që në këtë mënyrë do të dërgoj edhe një përshëndetje kreative për kolegët e mi bullgarë” - tha në përfundim Lars Nordby.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotot: arkivi i Lars Nordby
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..