685 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 36 krahasuar me një ditë më parë. 59.1% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 12,7% e 5,383 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12,9% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet aktive u rritën me 326 në 10 141. 97 të infektuar u shtruan në spitale. 67 prej tyre ose 69% nuk ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 11 në 636. Janë 49 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur sërish 4 persona me Covid të konfirmuar. Tre nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 355 veta. Të enjten janë administruar 1971 vaksina.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..