Liderët e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev deklaruan se nuk do të marrin pjesë në një qeveri me mandat të partisë GERB. Nëse bëhet fjalë për mandatin e një force tjetër, përfshirë edhe të tyren, ata do të bëjnë diskutime brenda partisë për të marrë një vendim.
"Përkufizimi ynë për një qeveri euroatlantike është një qeveri pa korrupsion. Nuk është e drejtë të zëvendësohet vota e votuesve me konstruksione politike", tha Petkov. Si prioritete ai përcaktoi krijimin e një komisioni kundër korrupsionit me funksione hetimore dhe hapjen e një hetimi të Prokurorit të Përgjithshëm nga një gjyqtar bullgar. Vasilev njoftoi gjithashtu se është për rritjen e pagës minimale deri në 430 euro dhe të pensionit me 20%. Ai tha se nuk do të ishte mirë që në Bullgari të ketë zgjedhje të parakohshme.Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja është paraqitja e saj në tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”, duke mbështetur ekipin e saj..
Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi gjendjen e zonës pa kufij, të paraqitur sot. Raportohet se që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale. Tërmeti u ndje në shkallë të ndryshme në të gjithë Bullgarinë, njoftoi BTA, duke cituar Qendrën..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8..