Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

G7 do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për sanksionet e reja kundër Rusisë

Kijevi, 10 tetori 2022
Foto: EPA/BGNES

Ukraina nuk mund të trembet nga sulmet me raketa, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij televiziv të mbrëmjes në lidhje me sulmet masive ajrore kundër të gjithë vendit. Si rezultat i sulmeve u vranë 19 persona dhe u plagosën mbi 105. Natën e së martës, Rusia sulmoi sërish me dronë kamikaze iraniane rajonin Zaporozhie dhe një termocentral në rajonin Vinica.

Sulmi vetëm do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën, komentoi  këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.

Në një bisedë telefonike me Zelenski, presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmet ruse me raketa dhe premtoi se do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për mbrojtjen e saj, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, për të vazhduar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për “krimet e saj të luftës dhe mizoritë”.

Komisioni Evropian po punon për t’i ofruar Ukrainës ndihmë prej rreth 1.5 miliardë euro në muaj në vitin e ardhshëm buxhetor, njofton botimi "Politico".

Biden, së bashku me pjesën tjetër të liderëve të G7, do të zhvillojnë një takim me video-konferencë më 11 tetor për të diskutuar “angazhimin e palëkundur për të mbështetur Ukrainën”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në takim do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Zelenski. Pas forumit, thirrеш një takim i jashtëzakonshëm i grupit “Ramstein” të vendeve që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po pengojnë zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, sepse duan humbjen strategjike të Rusisë, ndërsa Moska është e gatshme për negociata, por për përmbushjen e kushteve të saj për Ukrainën, njoftoi Reuters. SHBA dhe aleatët e tyre i janë afruar vijës së kuqe, duke vazhduar të “pompojnë” Kievin me armë, tha ambasadori rus në Uashington, Anatolij Antonov, cituar nga TASS.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Kirill Petkov jep dorëheqjen nga Parlamenti, mbetet anëtar i thjeshtë i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin"

“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen..

botuar më 25-06-30 3.10.MD

Kërkohet ndërtues për Terminalin 3 të aeroportit të Sofjes

Fillon tenderi për projektimin dhe ndërtimin e Terminalit 3, hapësirës para-terminalit, qendrës së transportit dhe modernizimin e Terminalit ekzistues 2 të Aeroportit "Vasil Levski" – Sofje, njoftoi kompania operatore e aeroportit, SOF Connect. Ajo do..

botuar më 25-06-30 2.44.MD

Sofja dhe Shkupi do të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli hekurudhor kufitar

Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e tij maqedonas Aleksandër Nikolloski, njoftoi Ministria bullgare. Karaxhov siguroi se Sofja po..

botuar më 25-06-30 10.41.PD