Opsioni më i mirë për monedhat euro bullgare është të kemi një konkurs në të cilin do të mund të zgjedhim se çfarë të jetë simboli në to, tha zëvendëskryeministri nga qeveria e përkohshme Atanas Pekanov në lidhje me planet për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2024. Sipas ministrit, në monedhat duhet të vendoset një simbol bullgar, për të cilin jemi krenarë.
Ekonomia po përballet me një pasiguri të madhe, ndër arsyet për këtë janë lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë, si dhe ngadalësimi ekonomik në Kinë, që ndikon në zhvillimin e ekonomisë globale, paralajmëroi zëvendëskryeministri. Pekanov pret që paratë nga BE-ja në këstin e parë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të arrijnë së shpejti, pas vendimit përkatës të Komisionit Evropian.Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..