Nga jetëshkrimi i Shën së Premtes dimë se ajo lindi në shekullin e XI-të në qytetin Epivat, në Detin e Mermertë, jo shumë larg Kostandinopojës, në një familje të pasur bullgarësh. Ajo bëri një jetë të devotshme, duke ndjekur urdhrin e Krishtit për dashuri dhe mëshirë për ata që kanë nevojë. Pas vdekjes së saj lipsanet e saj u bënë simbol i luftës për të ruajtur krishterimin nga asimilimi i Islamit. Në vitin 1238 Car Ivan Asen II transferoi lipsanet e shenjtores në Tërnovgrad, ku u mbajtën për gati dy shekuj deri në marrjen e kryeqytetit tonë të lashtë nga osmanët. Pas shekujsh bredhjeje, në vitin 1641 lipsanet e Shenjtores Parashqevia u vendosën në katedralen në Jash (Rumani Veriore), ku sot tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.
Ekzistojnë legjenda dhe gojëdhëna të panumërta për fuqitë e mrekullueshme shëruese të Shën së Premtes, i konsideruar si shenjtore mbrojtëse e lindjes dhe pjellorisë si te njerëzit ashtu edhe te kafshët. Prandaj, në kalendarin popullor, Dita e Shën së Premtes konsiderohet fundi i verës dhe i vjeshtës, dhe i ciklit aktiv të punës bujqësore.
Në këtë ditë bëhen flijime familjare dhe brumosen bukë rituale dhe më e madhja prej tyre mban emrin e shenjtores. Buka dhe shtëpia spërkaten me ujë të shenjtë dhe e gjithë shtëpia i përkulet tri herë bukës.
Në qytetin Trën të Bullgarisë Perëndimore ndodhet e vetmja kisha shpellore në Bullgari, e cila i kushtohet Shën Parashqevisë.
Për nder të saj, më 14 tetor kur bie festa e shenjtores, gratë gatuajnë një pite të veçantë, të cilën e çojnë në shpellën ku, sipas besimit vendas, jetonte shenjtorja. Aty është ruajtur një gur i madh në formën e një buke të rrumbullakët dhe çdo vit më 14 tetor prifti kryen shërbimin e shenjtërimit të ujit, bekon bukën e sjellë dhe ua shpërndan për shëndet të gjithë të pranishmëve. Uji që depërton nëpër shkëmbinj në kishën e shpellës mblidhet në ena të posaçme sepse sipas besimtarëve ndihmon në shërimin e sëmundjeve.
Të shumta janë tempuj të vendosur në disa nga këndet më të bukura dhe mistike të Bullgarisë, kushtuar Shën Petka Bëllgarska. Dhe kisha më e famshme që mban emrin e shenjtores është në zemër të Sofjes. Hollësi interesante për të do të mësoni nga materiali “Tempulli “Shën Petka e Vjetër” – mbrojtësi shekullor i krishterimit” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES-arkiv, tran.egov.bgBellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..
Prof. Konstantinos Nihoritis është një shkencëtar me të cilin i lidhim më shumë nga burimet e zbuluara greke për veprën e Vëllezërve Kirill dhe Metodij në shkallë botërore. Një studiues dhe teolog i shquar i Bullgarëve të Vjetër me botime të shumta..
Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja..