Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës, vranësirat nga perëndimi do të çahen dhe do të zvogëlohen. Në Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në Sofje – 18°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi, por vetëm në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 16-19°. Temperatura e ujit të detit është 17-19°. Deti është i trazuar me dallgë deri në 4 ballë.
Mbi malet pas mesditës vranësirat do të çahen. Reshje të dobëta shiu do të bien vende-vende në rajonin Rilla-Rodope, në Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.
Moti me diell rikthehet në ditët në vijim.Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Grozdan Karaxhov në Forumin Ekonomik të Sofjes. Mbi 18 000 kompani greke operojnë në Bullgari...
Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit, tha për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën si më parë, sepse ajo që kemi bërë bazohet në vendimet e Asamblesë Kombëtare..
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar gazetarëve në Bansko presidenti Rumen Radev, i cili komentoi ceremoninë e ardhshme të inaugurimit të..
Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden)..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°,..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..