Përfundoi inspektimi dyditor i përfaqësuesve të Komisionit Evropian në Bullgari për gatishmërinë tonë për Shengen. Deklaratë zyrtare pas inspektimit nuk u bë, dhe nuk pritet që të bëhet, tha në një konferencë për shtypin ministri i Jashtëm Nikollaj Milkov. Raporti i bazuar në inspektimin do të diskutohet në nivel ekspertësh më 26 tetor. Nëse konkluzionet janë pozitive, duhet të merret vendim në Këshillin për Drejtësi dhe Punë të Brendshme më 8 dhe 9 dhjetor, tha Millkov. Ai tha gjithashtu se një rezolutë për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen do të miratohet në seancën e ardhshme të PE-së nga 17 deri më 20 tetor.
Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..
Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi..