Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 19 tetorin 2022

Moti mbetet me diell

Foto: BGNES

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në lugina dhe rreth trupave ujorë do të krijohet mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje 0°. Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite do të fryjë erë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19° dhe 24°, në Sofje 20°.  

Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 16°, në 2000 m - rreth 10°.  

Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë Detit të Zi, para mesditës në disa vende do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë 18°-20°, kurse temperatura e ujit të detit 17°-18°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

F-16 Block 70

Më 31 janar, i dorëzojnë Bullgarisë avionin e parë ushtarak F-16

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..

botuar më 25-01-29 10.48.PD

Nxënësit bullgarë garojnë për të marrë pjesë në kampet hapësinore të NASA-s

200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..

botuar më 25-01-29 6.45.PD

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD