Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht luftës dhe krizës, bullgari nuk heq dorë nga udhëtimet jashtë vendit

Foto: Veneta Nikollova

Këtë verë, bullgarët nxituan të kapin mundësitë e humbura për ekskursione dhe pushime jashtë shtetit pas kufizimeve dyvjeçare pandemike dhe sanitare. Në përpjekje për të kapërcyer kufizimet e reja të mundshme anti-covid, ata po nxitojnë të rezervojnë udhëtime në destinacione të afërta dhe të largëta edhe pas përfundimit të sezonit të pushimeve.


Muajt ​​e fundit, shumë bullgarë preferuan plazhet e detit Mesdhe në vend të Detit të Zi dhe destinacionet kryesore jashtë shtetit ishin sërish Greqia dhe Turqia. “Sigurisht që kishte interes të madh edhe ndaj vendeve të tjera detare, si Italia dhe Spanja, por atje, duke pasur parasysh çmimet më të larta të shërbimit, kërkesa ishte më e kufizuar” – tha Dimitrina Goranova – operatore turistike dhe kryetare e Shoqatës së Operatorëve Turistikë Bullgarë dhe Agjentëve të Udhëtimit.

Së bashku me vendet e përmendura më sipër, destinacionet e tjera të preferuara këtë verë ishin Gjermania, si dhe fqinjët tanë ballkanikë - Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Udhëtimet jashtë shtetit në gusht u rritën me gati 19 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.

As konflikti ushtarak i përshkallëzuar aty pranë, as kriza ekonomike dhe ushqimore apo inflacioni galopant që shkrin kursimet tona në mënyrë të pakontrolluar etj., nuk janë në gjendje të na mohojnë një udhëtim ëndrrash jashtë vendit. Përkundrazi, ekziston një dëshirë e ethshme për të udhëtuar që duket se rritet me përkeqësimin e situatës.

“Nëse duhet të krahasojmë konsumatorin bullgar me atë evropianoperëndimor, ne ende nuk kemi marrë masa serioze për të kufizuar shpenzimet e udhëtimit pavarësisht inflacionit dhe krizës ekonomike – thotë Dimitrina Goranova. Por ne presim që efekti të ndihet në sezonin e ardhshëm të dimrit. Për më tepër, bullgari nuk është aq konservator për sa u përket shpenzimeve të tij, si për shembull, konsumatori gjerman, i cili që në gusht filloi të reduktojë me kujdes konsumin dhe udhëtimet e tij. Përveç kësaj, bashkatdhetarëve tanë nuk u pëlqen të jenë të kufizuar. Pas dy vitesh kufizime, ata kanë nevojë të udhëtojnë dhe të ndjehen të lirë”.

Tajlanda, Kamboxhia dhe Vietnami janë ndër destinacionet ekzotike të preferuara, mësojmë nga Dimitrina Goranova. Por nuk ka rënë as interesi për Evropën, pavarësisht rritjes serioze të çmimeve të biletave të avionit. Sipas platformës kryesore të prenotimit të fluturimeve në botë, ato janë rritur në çmim mesatarisht me 13% këtë verë.

Fatkeqësisht, rritja e çmimeve të biletave ajrore është shumë mbi 13% dhe ky është një proces i pakthyeshëm, i cili do të vazhdojë dhe sigurisht do të ketë efekt në udhëtimet ajrore. Megjithatë, deri më tani, nuk ka rritje të kërkesës për destinacionet më të shkurtra apo ulje të udhëtimeve ajrore. Por pres që destinacionet, ku çmimi i biletës së avionit është faktori përcaktues në çmimin e paketës, do të bëhen më të vështira për t'u aksesuar. Dhe ka të ngjarë që njerëzit me më pak mjete financiare të ulin kërkesën për udhëtime të tilla”.


A po vjen fundi i udhëtimeve me kosto të ulët? Sipas Goranovës, ai tashmë ka ardhur. Kjo është pjesë e një tendence të pakthyeshme në industrinë e linjave ajrore. “Udhëtimet me buxhet të ulët do të mbeten vetëm në kujtimet tona!” – mendon ajo dhe shton se megjithatë, bullgarët nuk do të heqin dorë nga udhëtimet, sepse udhëtimet janë pjesë e globalizimit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria në hartën dimërore: qendrat tona të skive po punojnë me kapacitet të plotë

Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..

botuar më 25-01-15 7.05.PD
Lagja e Plovdivit të Vjetër

The New York Times: Bullgaria është ndër destinacionet kryesore për vitin 2025 për shkak të Shengenit, dhe jo vetëm!

Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..

botuar më 25-01-11 10.10.PD

Suksese rekorde, por me perspektiva të paqarta - për optimizmin në turizëm gjatë vitit 2024

Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..

botuar më 25-01-05 9.05.PD